Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

-640-0-c41828a8d80d1f449838f87712f11c07

Këtë të mërkurë pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt raportin për Shqipërinë.

Euronews Albania ka siguruar projekt raportin ku nënvizohet korrupsioni, amnistia fiskale, të ashtuquajturat pasaporta të arta, por edhe konflikti brenda Partisë Demokratike.

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te forta te interesave publike me ato private. Prokurimi publik mbetet veçanërisht i prirur për të përhapur korrupsion. Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investorëve residencialë, të disponueshme në disa vende, mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtër.

Në rastin e dhënies se shtetësisë, sipas skemave të shtetësisë investitore, konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare. Regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në raport.

Një fushë, ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Sa i takon Kosovës, raporti nënvizon se duhen përpjekje thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

Related Posts

Leave a comment