Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Disa prej të ftuarve nuk erdhën në darkën që shtruam”, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që opozita e “non gratave” kundërvihet

-640-0-1665588922xramaaa-928

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi disa përfaqësues të KiE refuzuan që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Një  përgjigje Rama e ka pasur edhe për opozitën.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë!

Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër!

Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment