Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e Ardian Fullanit, ish-Guvernatori ankimoi vendimin e shkarkimit

auto_11665655285

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, raporton News24.

Fullani kishte çuar çështjen në këtë gjykatë ndërkombëtare, pasi kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra. Kujtomë se Fullani u shkarkua në 2014 pasi u akuzua për shpërdorim detyre, pas zhdukjes së 713 milionë lekëve. Më pas ai u arrestua dhe gjykata e la në arrest shtëpie. Në dhjetor të 2015, u shpall i pafajshëm nga Apeli.

Ish-Guvernaatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paditi në Gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar, pasi sipas pretendimit të tij, dështoi që ta rikthejë në detyrën që mbante para se të shkarkohej nga Parlamenti për skandalin e vjedhjes nga arkat e BSH-së të 7 miliardë lekëve.

Në padinë e ngritur kundër shtetit shqiptar, ai pretendon gjithashtu dëmshpërblim për cenim të integriteti dhe prishje imazhi.

Fullani u arrestua për shpërdorim detyre në shtator të 2014. Pasi fitoi pafajësinë në të treja shkallët e gjyqësorit shqiptar, ish-Guvernatori u ankua në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit i dha të drejtë dhe e dëmshpërbleu me 56 paga, duke filluar nga momenti i shkarkimit e deri në 2018, për një total prej rreth 300 mijë eurosh.

Related Posts

Leave a comment