Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reali e merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Hazardit

images (3)

Real Madridi raportohet se është i zhgënjyer me Eden Hazardin.

Sipas “El Nacional”, klubi nga kryeqyteti spanjoll është i gatshëm për të lejuar largimin e belgut në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Madje, “Los Blancos” duan vetëm të “heqin qafe” Hazardin, duke e lënë që të largohet edhe si lojtar i lirë.

Por, fillimisht duhet që të shkëpusin kontratën me 31-vjeçarin, e cila skadon më 30 qershor 2024.

Presidenti i kampionëve të Spanjës dhe Evropës, Florentino Perez, thuhet se është i pakënaqur edhe gatishmërinë fizike të ish-futbollistit të Lille.

Për më tepër, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thuhet se po mendon të mos i japë më shanse Hazardit, pasi ai nuk bindi me paraqitjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve, kundër Shakhtar Donetskut.

Reprezentuesi belg ishte titullar, por u zëvendësua në minutën e 57-të. Real Madridi luajti baras në këtë ndeshje me rezultatin 1:1.

Kujtojmë se Eden Hazard ishte transferuar nga Chelsea në “Santiago Bernabeu” për 115 milionë euro, në verën e vitit 2019.

Related Posts

Leave a comment