Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komisioni i Sigurisë seancë me dyer të mbyllura, drejtuesja e AKSHI-t: Do të diskutohen informacione sekrete

maxresdefault-4-750x375 (1)

Është zhvilluar këtë të premte seanca dëgjimore me AKSHI-n lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS. Gjatë kësaj, mbledhjeje drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karcanaj, u shpreh se informacionet janë te klasifikuara si sekrete ose tepër sekrete.

Nga ana e tij Nasip Naço ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias. Edhe drejtuesja e AKSHI-t kishte te njejten kërkese.

“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do tju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh drejtuesja e AKSHI-t.

Kjo kërkesë u hodh në votim, ku deputetët e mazhorancës votuan pro, ndërsa nga tre deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, dy votuan kundër mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura dhe njëri abstenoi.

Related Posts

Leave a comment