Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kriza energjitike, Rama i “tërheq veshin” BE-së në Berlin: Uroj mos të na lini mënjanë siç bëtë me pandeminë

-640-0-1665649633xrama-359

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish BE-në për mospërfshirjen e Shqipërisë në ndihmat e BE-së në fillim të pandemisë së Covid-19.

Në fjalën e tij në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin, Rama i tërhoqi veshin BE-së, duke thënë se uron që mos të ndodhë e njëjta gjë me menaxhimin e krizës energjitike.

“Vij nga  shtet që nuk është në BE, por në E. Në fazën e parë të dhënies së vaksinave ne u lam mënjanë. Na u desh që të rrinim të shikonim. Na u desh të vraponim për të gjetur vaksinat. Kina Rusia Turqia, po të mos kishte qenë Turqia dhe Erdogan ne s’do kishim vaksinuar askënd për një farë kohë.

Ky ishte një moment i vështire, unionin europian nuk ishte për ne. Tani jemi këtu me krizën energjitike, uroj mos të ndodhë e njëjta gjë. Mos të lihemi mënjanë, ne shqiptarët jemi njerëz besnikë.

Ishim të fundit që tradhtuam sovjetikë, perandorinë osmane do të jemi të fundit që do të tradhtojmë BE-në nëse shkatërrohet. Por mos na merrni të mirëqenë. Kur shohim të rinjtë tanë të largoheni sepse nuk kemi aksesin në arsim të lartë njësoj si BE-ja. Nuk më duket e drejtë që të rinjtë të lihen jashtë sistemit të BE-së të arsimit dhe të largohen“, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment