Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndrek Luca, Gjergj Luca dhe une

311030248_1798796150482420_6738950286581017421_n

Milaim Zeka

Aktorin e madh, Ndrek Luca, per here te pare e kam takuar ne vitin 1979, ne Drenice. Ne sallen e kultures, ne qytetin e Drenasin, pasi u shfaq drama ”Baca i Gjetajve”, nga trupa e Teatrit te Shkodres, dolem nje shetitje neper rruge.
Qytetare te Drenices kishin sjellur pite, flia, e shume ushqime te tjera, per ta nderuar trupen e teatrit.
Rruges duke ecur, te madhit Ndrek po i recitoja vargjet nga poema ”O moj Shqipni e mjera Shqipni”! Ndreka po qante, ne po qanim. Duke prekur duarte e tyre, na dukej se po e preknim Shqiperine e ndaluar per ne, e Kosoven e ndaluar per ata. Bam andej, e bam kendej.
Sonte ne darke te Gjergj Luca, djali i Ndrekes. Po ma kthen darken ne shenje respekti per babain e tije.
Bashke po bisedonim rreth ”Ballkanit te Hapur”. Çfare te keqe kemi nga ky Ballkani i Hapur o Gjergj, e pyeta une. Per ate Zot nuk e di qe kemi te keqija. Po ti e di o Milaim? As une nuk e di, ia ktheva. Hajde po hame darke pra, edhe flasim per dashurite e vjetra, per ate kohen e arte kur udhetonim 40 km vetem per t’i prekur gishtin nje goce qe e adhuronim…

Related Posts

Leave a comment