Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pedagogët nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën, por thjesht me Kosovën

-640-0-Gjekmarkaj

Sot është dita e parë e mesimdhënies universitare.Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz.Ata nuk po kerkojnë të krahasohen me Italinë,Gjermaninë a Francen! Joo ! Thjesht me Kosoven e cila si ka permbushur ënde dy dekada pavarësi.

Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilesor. Pa cilesi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundershtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë.

Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kerkojnë diçka pedagoget tentohet kundervenja ndaj tyre e shtresave  të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”.

A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vëndi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër  për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese.

Ato e ndihmojnë trupen akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbeshtet këtë perpjekje të  drejtë pedagogve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta perdorë atë per qellimet e veta të dites.

I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngejë zërin për të mbeshtetur shtresen e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve i ka gjetur aty rrogat e pedagoeve per 10 vitet e ardhshme.

Dritë e diturisë perpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.

Related Posts

Leave a comment