Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hetimet: Rrjedhjet në tubacionet e gazit “Nord Stream” u shkaktuan nga shpërthime të fuqishme

auto_jjkuhn1666083247

Një hetim mbi dëmtimet në dy tubacionet e gazit në Nord Stream në Detin Baltik tregon se rrjedhjet janë shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme.” Lajmin e bëri të ditur policia e Kopenhagës të martën.

Të dhënat e fundit vinë një ditë pasi hetuesit gjermanë zbuluan se dëmi ishte shkaktuar nga akte sabotimi, një përfundim i ngjashëm me atë të bërë nga Suedia. Megjithatë, Berlini nuk ishte në gjendje të lidhte përfundimisht sabotimin e dyshuar me një burim. Besohet gjerësisht se Rusia qëndron pas shpërthimeve.

Kujtojmë se katër rrjedhje u gjetën në tubacionet e gazit Nord Stream, që shkojnë nga Rusia në Gjermani, muajin e kaluar. Dy prej tyre janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë, ndërsa të tjerat në Danimarkë. Ka dyshime se bëhet fjalë për sulme të paramenduara duke përdorur eksplozivë nënujorë.

Sipas raportit, minat mund të jenë vendosur me dron nënujor. Rusia i ka mohuar akuzat.

Related Posts

Leave a comment