Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Lufta e Putinit do të sjellë dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, por askush nuk do të mbetet vetëm

-640-0-1666089104xramapng-323

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur në Përmet një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku po diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.

“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore.

Mburoja financiare për çmimin e energjisë, rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve, rritja e mëtejshme e pagës minimale, rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar, dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar, rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ,rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit, mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit, financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka shpërndarë edhe videon e takimit.

Related Posts

Leave a comment