Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmet kibernetike/ Ambasadorja Yuri Kim takon Niko Peleshin: SHBA do mbështesë gjithmonë Shqipërinë, të mbrojë njerëzit dhe territorin e saj

-640-0-1662975662xyuri-kim-198

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë diplomatja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Kim u shpreh se SHBA-të do të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

Related Posts

Leave a comment