Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vranë mikun e Ervis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, burgim përjetë për Eduart Lamaj, 33 vite për Ilir Xhepajn

-640-0-1666102922xkronik-778

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

Vendimi u dha këtë të martë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Alda Sadiku, ndërsa të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila dha konkluzionet në fillim të këtij muaji.

Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Procesi ndaj dy personave të kërkuar është pezulluar me një afat 1 vjeçar. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Në dëshminë e tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 30 majit të vititi 2020 në një lokal në autostraden Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, teksa Bujar Lika dhe Paulin Gjergji po pinin kafe në shoqërinë e njëri tjetrit u sulmuan me armë nga skuadra me 4 persona.

Related Posts

Leave a comment