Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Begaj: Pavarësimi dhe paanshmëria e Kushtetueses kërkojnë mbështetje financiare dhe autonomi buxhetore

WhatsApp-Image-2022-10-20-at-10.26.02-768x512-1-750x500

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”. Kjo konferencë u organizua me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Begaj nënvizoi faktin se Gjykata Kushtetuese është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Ndryshimet e viteve ’90 dhe kthesa e madhe drejt demokracisë, sollën nevojën për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, si një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. 30 vjet nuk janë shumë në konsolidimin e një institucioni kyç për rendin demokratik të një vendi, por nuk janë edhe pak”, u shpreh ai.

Sipas Begajt, pavarësimi dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, për të mundësuar funksionalitet të plotë, aftësi vetë-rregulluese dhe për të mos lejuar asnjë cënim, nga asnjë degë e pushtetit.

Related Posts

Leave a comment