Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hapja e dosjeve të sigurimit përplas Kadillin dhe Palokën: Turp për ata që nuk votuan

-640-0-1666364354xpp-613

Një ‘debat’ mes Fatbardh Kadillit dhe mes Edi Palokës është zhvilluar në rrjete sociale. Së fundmi Kadilli ka bërë një status në Facebook, i cili ka kritikuar deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

Në statusin e Kadillit në rrjetet sociale ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD Edi Paloka i cili thotë se ata kanë depozituar edhe një projektligj të plotë për hapjen e dosjeve dhe lustracionin. Paloka e cilëson ligjin e votuar një ditë më parë, amendament që përdoret ndaj kundërshtarëve.

Replikat mes demokratëve

Fatbardh Kadilli: Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.  Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.  Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë janë?

Edi Paloka: Nuk e dike ti Bardh qe ne kemi depozituar nje projektligj te plote e jo amendamente te retushuara nga tao balla…?! Kemi depozituar projekt ligj qe permban jo vetem hapjen e dosjeve po dhe lustracionin. Ligj qe denon jo vetem bashkepuntoret e Sigurimit , (te cilet sic duhet ta dish edhe ti shume mire, per fat te keq jane rekrutuar shumica pikerisht nga familjet e persekutuara.)por denon sidomos kriminelet e vertete , kreret e nomeklatures , ata te Sigurimit dhe hetues e prokurore te komunizmit. Amendamentet e votuara dje , nuk kane asgje nga keto sepse sic e tha Rama kane patur vetem nje objektiv, te perdoren ndaj kundershtareve…Ti duhet ti dish keto e jo te na tregosh se kush duhet te kete turp apo jo Bardh se je dhe nga familje e persekutuar…

Fatbardh Kadilli: E di shumë mirë, siç e dimë të dy shumë mirë që ky vend vazhdon të vuaj hijet e së shkuarës. Si person që vij nga familje e persekutuar nuk e pranoj dot akuzën që shumica e bashkëpunëtorëve vjen nga shtresa ime. Ne si Parti kemi vuajtur pikërisht nga kjo sëmundje. Nga “spiunët” dhe përdorimi i spiunëve. Kushdo që ka bashkepunuar duhet të largohet nga jeta publike. Dhe nqs qendron të qëndroj kur njerëzit ta dinë që ka shitur shpirtin.

Sa për lustracionin miku im, besoj të dy e dimë që asnjëherë nuk u bë i plotë, sepse gjithnjë u vendos në axhendën politike të ditës. Edhe në ‘95 edhe në 2008 në prag zgjedhjesh dhe në axhendë konkrete. Pse nuk e bëmë në 2006, 2010? Nqs sot diktatura komuniste mbetet e pandëshkuar politikisht dhe si etikë, fajin e kemi ne. Nuk ua kërkoj dot atyre që janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Pasi kemi qeverisur 13-14 vjet këtë vend nuk mund të ketë asnjë justifikim. Nuk bëmë asgjë për të zëvendësuar pop kulturën e komunizmit.

Related Posts

Leave a comment