Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mendon se ne do bojkotojmë”/ Berisha: Rama që tani ka nisur manipulimin e zgjedhjeve! Patronazhistët, terroristë të kuq

Berisha-7-750x375

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur me manipulimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Berisha tha se njësoj siç bëri në zgjedhjet e 25 prillit, Rama ka angazhuar sërish patronazhistët. Ish-kryeministri i konsideron ata si “terroristë të kuq”.

Berisha: Demokratët jetojnë në një diktaturë të vërtetë terrori, diskriminimi. Nga një njeri i cili i vjedh shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Një njeri që është ia ftë të aplikojë çdo gjë të kundërligjshme ndaj tyre. Një njeri që po e shkatërron këtë vend me një shpejtësi marramendëse. Nuk po bën dot regjistrimin se e di se do i dalin 2 milionë shqiptarë.

Një njeri që i merret shpirti nga një patrullë e droguar policie. Nga një njeri pasi ka rrëmbyer me ushtrinë e patronazhistëve, terroristë të kuq. Nuk them se çdo patronazhist është terrorist i kuq. Shumica kanë terrorizuar njerëzit tanë. I kanë kërcënuar njerëzit që nëse nuk votojnë për këtë kandidat, do ju bëjmë të gjhitha.

Që tani ka filluar manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do i bojkotojmë. Ne nuk i bojkotojmë. Ne e kemi të shenjtë votën. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Mbush sallat dhe stadiumet me fëmijë shkollash në fushatë. Sepse është partia shtet. Nuk njeh asnjë kufij. Ne të tjerët nuk jemi pjesë e Shqipërisë. Prandaj dhe ne kapemi fort tek vota.

Ne kemi votuar nga dhjetori deri sot më shumë se çdo forcë tjetër politike në historinë e vendit. Ne do i kthejmë shqiptarëve votën. Këto primare duhet t’i shohim si një proces shumë të rëndësishëm për mbarë shqiptarët. U premtuam atyre ndryshimin, ja ku vijmë përpara jush me ndryshimin.

Përveç votës nuk ka mënyrë tjetër se si ky vend të prosperojë. Ky duhet të jetë vlerësimi që duhet t’i bëjmë këtij. Në krahun tjetër e kanë ndaluar votën në parti fare.

Related Posts

Leave a comment