Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Pse nuk del të takosh njerëzit në terren?”, Meta i shmanget pyetjes: Isha te festa e një mikut tim. Ramën ta ndihmojë miu, se breshkat…

ilir-meta-3-750x375

Ilir Meta u pyet sot gjatë një konference për shtyp se përse po bën politikë vetëm me deklarata. Gazetarët e pranishëm e vunë jo pak në siklet kur i thanë se ai nuk po del në terren të takohet me njerëzit dhe të ngrejë frymën, apo të bëhet Salvador Allende sikurse kishte premtuar.

Por Meta iu shmang konstatimit dhe iu kthye akuzave për ndërkombëtarët dhe gjykatat.

Ai tha se janë blerë ambasadorë dhe Gjykata Kushtetuese kundër tij, madje janë falsifikuar dhe firma.

“Unë uroj që Ramën që ka ato breshkat ta ndihmojë miu për frymëmarrjen. Unë mbrëmë kam qenë në festën familjare të një mikut tim. Ju siguroj që unë jam gjithmonë në kontakt me njerëzit” – tha Meta.

Related Posts

Leave a comment