Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha fton të rinjtë ti bashkohen grevës së pedagogëve: Ça keni ju më shumë se studentët në Kosovë, ne jemi buzë gremine me këto qëndrime

-640-0-1666182917xberisha-467

Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë, fokusi i së cilit ishte protesta e pedagogëve. Berisha nxiti studentët që t’i bashkohen grevës së pedagogëve, teksa i krahasoi ata me studentët e Kosovës, të cilëve qeveria u dha 100 euro mbështetje.

Sipas Berishës, studentët kanë një arsye për të dalë në protestë, pasi as ata qeveria nuk i ka mbështetur në këtë kohë krize.

“Sindikatave duhet ti bashkëngjiten studentë në mënyrë të fuqishme. Ca keni ju më shumë se studentët në Kosovë që morën për krizën 100 euro. Ti student sot e ke biletën dy herë më shtrenjtë, qiranë një përqindje më të lartë.

Ushqimet nëse gatuan vetë, nga 1300 e merr litrin e vajti 3-4 mijë. Si të mos kujtohet tu ndihmojë ju. Po udhëton me avion taksi, 200-300 mijë euro. Ministrat udhëtojnë në ‘economy class’.

A e pranoni ju që një pedagogët që ju jem mësim të marrë 4 herë më pak se shoferi i AZHBR. Të marrë më pak se fasonerit. Pse do rrinë ata këtu.

Ne jemi buzë gremine me këto qëndrime që mban kjo qeveri ndaj universiteteve. Ikja e juaj është ikja e të ardhmes, shpërbërje kombëtare. Ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment