Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Nga 4 të rinj, 3 më duan mua dhe vetëm 1 Ramën. Unë i motivoj me sloganin “never give up”

-640-0-888619d50fcca7fd4b25a15427cf98fc

Sali Berisha e akuzon Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit në Tik Tok, ndërsa shprehet se të rinjtë e ndjekin atë në Tik Tok për shkak të sloganit “kurrë mos u dorëzo”.

Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik-Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën.

Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë…

Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

Related Posts

Leave a comment