Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrjedhje në fabrikën e gazit në Porto Romano, nxënësit ndërpresin mësimin në Durrës

auto_unnamed_151666781988 (1)

Rrjedhje gazi janë raportuar në një fabrikë të Porto Romanos në Durrës. Disa banorë janë evakuuar nga zona. Të alarmuar nga situata që mund të dalë jashtë kontrollit, prindërit kanë kërkuar të marrin dhe fëmijët nga shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila në këto rrethana ka ndërprerë procesin mësimor.

Më 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës.

Në zonë kanë shkuar dhe efektiva të policisë.

Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të në fabrikën e gazit në Durrës, duke kërkuar nga autoritetet një zgjidhje të shpejtë të situatës. Shumë familje që jetojnë pranë fabrikës ndjehen të rrezikuar për bashkëjetesën kritike me të.

Related Posts

Leave a comment