Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

2 turqit u kaluan 31 kg drogë, shkarkohet shefja e sigurisë së Rinasit dhe 5 punonjësit e skanerit

-640-0-Rinasi-948x540

Kanë përfunduar hetimet paraprake për kalimin e dy çantave me 31 kilogramë drogë në aeroportin e Rinasit. Dy punonjës që shërbenin pranë skanerit ku edhe kaluan çantat me kanabis janë përjashtuar nga detyra pasi rezultojnë se nuk raportuan situatën, edhe pse nga makineria janë pikasur imazhet e prezencës së lëndës narkotike në çanta.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se të shkarkuar nga puna janë gjithashtu edhe dy përgjegjës të sigurisë në sektorin e skanimit si dhe vetë shefja e sigurisë në kompaninë koncesionare.

Hetimet nisën pas arrestimit të dy turqve, të cilët ishin pikasur fillimisht nga skaneri pasi në çantat e tyre kishte një densitet të lartë, që zakonisht përkthehet me lëndë narkotike. Por pavarësisht alarmit që kishte rënë, punonjësja e turnit nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike, e as nuk i ka sinjalizuar efektivët e policisë për të ushtruar kontrollin fizik të tyre.

Por teksa masat administrative në sektorin privat janë marrë në mënyrë të menjëhershme duke sjellë edhe shkarkime, nga ana tjetër Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, duket se ende vazhdon hetimet lidhur me rastin. Për më tepër që kapja e turqëve erdhi vetëm një ditë pasi në aeroportin e Turqisë u kap me drogë një efektiv shqiptar, Florenc Bicerri.

Related Posts

Leave a comment