Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama u përgjigjet kritikave: I kam mbyllur i pari punët me Enverin

edi-rama-enver-hoxha-640x375

Një ditë pasi publikoi në profilin e tij në Facebook vizitën në një ujësjellës të Dibrës, kryeministri Edi Rama iu rikthye performancës që duket se kishte ngjallur jo pak komente.

Rama përsëriti se furnizimi me 24 orë ujë i 36 mijë abonentëve të Bashkisë së Dibrës ka nisur tashmë prej disa ditësh. Një ndryshim rrënjësor, sipas tij, për të cilin ia dha të gjitha meritat qeverisjes së socialistëve, njësoj siç bëri në këtë video të postuar të shtunën prej stafit të tij, që ishte kujdesur t’i shtonte edhe një sfond muzikor.

I pakënaqur me komentuesit në mediat sociale që nënvizojnë se në Shqipëri ende premtohet ujë, ndërkohë që bota e qytetëruar ka sytë nga Hëna dhe Marsi, Rama shpjegon në postimin e të dielës se plagët e së shkuarës duhen kohë të kurohen.

Përgjegjësitë për to, ia faturon demokratëve.

Kritikat për dollinë me ujë dhe krahasimin me Enver Hoxhën, i refuzoi. Me atë regjim thotë se i ka mbyllur i pari hesapet, kur ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë.

Related Posts

Leave a comment