Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të ‘Traumës’: Mbërriti i pajetë në spital

-640-0-1666267419xlear-825 (2)

Teksa vijojnë hetimet për vdekjen e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës.

Ata kanë qëndruar 3 orë në prokurori dhe sipas kartelës rezulton se 32-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital. Mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore por ka qenë e pamundur që të kthehet në jetë.

Ditën e sotme ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmive të mjekëve e kartelës mjekësore. Deri tani, mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.

Vdekja e Lear Kurtit është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës.

Familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

Related Posts

Leave a comment