Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria Mikpret Hungarinë: Fillon Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri

muzeu-shqiperi-587x391

Duke filluar nga dita e mërkurë, datë 2 nëntor 2022, Tirana do të mirëpresëJavën e Kulturës Hungareze në Shqipëri.Eventi do tëçeletme një konferencë për shtyp te Muzeu Historik Kombëtar në orën 10:00. Ju ftojmë të vini për t’u prezantuar në detaje me të gjitha aktivitetet.

Si pjesë e eventit prezantues ditën e mërkurëdo të jetë dhe hapja e ekspozitës “Vanice Art”, e cila do të prezantojëpunimet e inteligjencës artificiale nga artisti inovator hungarez Péter Vanicsek. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Muzeun Kombëtar deri në ditën e fundit të javës kulturore. Arti i inteligjencës artificiale vjen për herë të parë në Shqipëri dhe sjell një teknologji të re për botën dhe një univers pa limit për fotografinë e rindërtuar.

Festivali “Hungarissimo” do të promovojë kulturën shqiptare dhe hungareze dhe aksesin në krijimtarinë bashkëkohore.Kjo javë kulturore është strukturuar si një platformë shumëdisiplinore që do të ofrojë një larmi formatesh, duke përfshirëperformanca muzikore, masterklasa, seminare, forume artistike, e të tjerë. Programi që vjen është unik, me një gamë të gjerë zhanresh dhefushash si artet performuese dhe pamore, fotografia, letërsia, shahu, inovacioni në art, kulinaria e industritë krijuese. Mbi të gjitha, do të shoqërohet me ardhjen në Shqipëri të mjaft artistëve brilantë e të kalibrit botëror nga Hungaria, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit si dhe pianiste shqiptare e qw ka punuar dhe jetuar mbi 20 vite në Hungari, e cilëson eventin si një mundësi të artë për të sjellë sa më pranë dy vendet: “Hungarissimo është një mundësi unike për të sjellë sa më pranë kulturën shqiptare dhe atë hungareze. Duke i njohur të dyja këto kultura shumë mirë, mund të them pa frikë se pranëvënia e tyre vjen plotësisht e natyrshme dhe organike në këtë eveniment dhe ofron një çelës të jashtëzakonshëm për njohjen më të mirë ndërmjet dy popujve.”

Mira Hoxha, ish-Ambasadore e Shqipërisë në Hungari dhe Anëtare Nderi e Bordit të Festivali vlerëson rëndësinë e eventit në kontekstin e historikut të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve:“Si ish-Ambasadore e Shqipërisë në Hungari, kam pasur privilegjin të jem dëshmitare e miqësisë së vjetër ndërmjet dy popujve dhe potencialit për ta thelluar atë. Këtë vit, ky festival vjen si një celebrim i denjë i 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe një shenjues i asaj që duhet të vijë në 100 vitet e ardhshme.”

Akri Çipa, Anëtar i Bordit të Festivalit, e shikon eventin në vazhdën e promovimit të kulturës dhe artit shqiptar dhe të shkëmbimeve me vendet e tjera europiane: “Promovimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve brenda kontekstit të gjerë europian duhet bërë në një rrafsh shumëplanësh dhe ky festival vjen si një përpjekje e tillë. Krahas punës diplomatike, e cila sigurisht nuk rresht asnjëherë, arti dhe kultura janë dy fusha esenciale që mund të sjellin më pranë dy vendet dhe të nxjerrin në pah mundësitë e bashkëpunimit.”

Eventi realizohet nga Festival Academy në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Tiranë.Java e Kulturës Hungareze (2-6 nëntor 2022) vjen në vazhdën e javëve kulturore ndërkombëtare të organizuara nga Kryeministria e në partneritet me Ministrinë e Kulturës.

Related Posts

Leave a comment