Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E megjithate Rinasi eshte koncesioni me i mire i Shqiperise

rinas-polici

Klodian Tomorri

Zgjatja pa gare me 13 vjet e koncesionit te Aeroportit te Rinasit ishte afere e paster. E megjithate ai i Aeroportit eshte koncesioni me i mire qe ka bere ndonjehere Shqiperia. Dhe meriten per kete e ka Fatos Nano.

Sot pak kush e di, por koncesioni i Rinasit eshte ndermarrja me e taksuar ne Shqiperi. Pervec tatim fitimit 15 per qind, koncesionari paguan dhe nje takse tjeter prej 30 per qind e fitimit te shperndashem. Ata a kane quajtur tarifa e pagueshme e koncesionit, por ne fakt ajo eshte mirefilltazi tatim i detyruar mbi dividentin. Praktikisht Rinasi e ka tatim fitimin 40 per qind.

Madje vec kesaj, kontrata koncesionare parashikonte qe nese kompania fitonte me shume para se skenari baze duhet t’ia kthente shtetit. Praktikisht koncesioni kishte fitim te percaktuar. Dhe sipas kesaj klauzole kinezet duhet t’i kthenin shtetit shqiptar 84 milione dollare te tjera ose si pagese direkte ne buxhet ose permes uljes se tarifave per qytetaret. Por nuk i paguan asnjehere keto para sepse dikush beri pazar.

Tani, te gjitha keto kushte ne kontrate i ka vene qeveria e Fatos Nanos qe ne vitin 2004. Ja pra qe administrata publike ne Shqiperi dhe qeveria i paskan patur kapacitetet qe ne ate kohe per te mbrojtur interesin publik dhe per te hartuar kontrata koncesionare ne favor te qytetareve. Por me vone ndodhi qe harruan te gjithe se si mbrohej interesi publik dhe ne cdo koncesion populli ka ngrene vetem hurin.

Ashtu sic e hengri te zgjatja kur futen duart keta. Sepse pasoja ekonomike e zgjatjes ishte rritja e vleres se koncesionit. Kush e mori vleren shtese- eshte pyetja?

Related Posts

Leave a comment