Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NJË DITË NË BRATAJ, MBAS 68 VJETËSH…

9779f84d-400f-4cf3-9720-f90d832412ba

Evriviadhvi Goro

Para ca muajve, botava në FB “Kujtimet” nga qëndrimi im, Ndihmësmjek, në spitalin e Bratit, që pata nderin ta përuroj. Shkrimi në fjalë pati jehonë prekëse për mua. Në mendjen time u ringjallën mbresat nga ai fshat. Isha “çunak”,-mbrita atje, ditën e Martë, 14 Shtator 1954. 33 ditë më parë, kisha “festuar” 20 vjetorin e lindjes. Më 1953, i diplomuar Ndihmësmjek, fillova punë, në spitalin e Vlorës.
Si rregull, në spitalin Zonal të Bratit, duhej të shkonte mjek, por, në ato vite, shteti, mjekët, i kishte të numëruarë me “gishta”.
… Në Brataj punova vetëm 15 muaj. Në fund të Nëndorit duhej të shpërngulesha në Selenicë. Ndihmës mjeku i atjeshëm, i ndjeri Vllasi Çili, që kishte ndërprerë studimet e Larta në mjekësi, në Athinë, në vitet e luftës, do të ndiqte vitet e mbetura, në Tiranë. E kush do ta zëvendësonte? Rezerva e vetme,-Evriviadhi! Nuk doja të ikja nga Bratai im. Pse? Ja pse:
“…Ditën, që ikëm, ju, o njerëz të mirë, kishit dalë në rrugë. Rinit më këmbë, si statuja, në fytyrat t’ uaja, dalloja keqardhjen dhe zëmërimin. Nuk donit të ndaheshim. Më donit atje, mes jush. Shumë nuk më dhatë dorën, por më vëshronit e më tundnit kokën. Më falni, që u vonova të kuptoj hallet, brengat tuaja, por, mbi të gjitha, zemrat e bardha, mikpritjen e ngrohtë, krenarinë, që kishit në shpirt. Mes jush mësova ç’ është jeta. Ju më mësuat të dashuroj, deri në sakrificë e vetmohim, Njeriun, krijesën më të bukur, më enigmatiken…
Bratanjotë, iu dua dhe iu kujtoj me mall. Dua të vij një ditë, të takohem me ata, që jetuan në kohën time, të shoh, nëse të rinjët, janë po aq krenarë e të mirë, sa ju.
Njerëzë të mirë, iu kam dashur. Kam dashur gurët, malet, luginat. Ujërat, e kristalta, të burimeve, këngët, vallet, rakinë dhe çiltërsinë. Më falni gjynahet e djalërisë.”
Janë fjalët e e mbylljes së Kujtimeve të mia për Bratin.
Vonë, por, më në fund, erdha t’ u shoh. Emocinet, ngashërimi, që më pushtuan, ditën e mërkurë, më 2 Nëndor, sa po hymë në fshatin tonë, nuk më lejuan ta bëj vizitën të plotë. Duhet të vij përsëri, në qoftë se fati do të më ndihmoj.
Iu falënderoj për fjalët e ngrohta dhe buzëqeshjet t’ uaj, sapo dëgjonin emrin tim. Ime shoqe, që pati fatin, ttë jet me mua, 7 muajt e fundit, në Brataj,-u martuam më 24 Prill 1955, me gjithëse me probleme shëndetësora, nguli këmbë të më shoqërojë. Kur po ktheheshim më tha: “Tani jam shumë më mirë!”
Falënderomë, nga zemra, djalin e mikut tim, të ndjerit Shyqo Ferraj, Ramadanin, që u tregua aq i mirë, në nxitjen për ta bërë këtë vizitë.
Iu përqafojmë me dashurinë, që na bashkon e na lumturon. MIRËUPAFSHIM NË NJË DITË TJETËR, ME DIELL MË TË ZJARRTË!

Related Posts

Leave a comment