Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kosova i ndalon hyrjen ish-ministrit serb

Vuk-Jeremic

Sipas pretendimeve të Partisë Popullore të Serbisë, Qeveria e Kosovës ka ndaluar hyrjen e kryetarit të kësaj partie, Vuk Jeremiç në Kosovë.

Vetura zyrtare e Jeremiç, i cili shërbeu si ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, sipas pretendimeve të Partisë Popullore serbe, është ndaluar në pikë kalimin kufitar Kosovë-Serbi për të paktën dy orë, pas së cilës politikani serb është detyruar të kthehet prapa.

“Kosova, ka ndaluar Jeremiqit të vazhdojë udhëtimin për në Graçanicë, ku sot po mbahet Kuvendi i të ashtuquajturës Komiteti Krahinor i Partisë Popullore”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Ndryshe javë më parë Jeremiç, pati deklaruar se serbët në Kosovë në mënyrë të njëanshme duhet të fillojnë të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe përkitazi me marrëveshjen e Brukselit e cila parasheh një gjë të tillë.

Sipas tij Qeveria e Kosovës ka afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për të filluar së implementuari Asociacionin, në të kundërtën, Jeremiç propozon përfundimin e dialogut si të pasuksesshëm.

“Në këtë rast dialogu nga Brukseli duhet të transferohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nën ndërmjetësimin e Grupit të Kontaktit, i cili do të përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë së OKB-së”, kishte propozuar Jeremiç.

Related Posts

Leave a comment