Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Opozita të kapërcejë veten për të izoluar Berishën. Rama pas pak muajsh

berisha-ramaaa-780x405-1

Sebastian Zonja

Rifillimi i Procesit të Berlinit i jep frymëmarrje të fuqishme mushkërive të dobësuara ballkanike si pasojë e stuhive të forta autoritariste. Tashmë, marrja e primacisë nga Prishtina për të zgjidhur një prej problemeve të rëndësishme ballkanike, konstituimin e mëtejshëm të shtetësisë së Kosovës, e le kryeministrin Rama pa podiumin e famshëm të pajtimit të shqiptarosferës me serbosferën.

Ky podium i shërbeu atij për vite të tëra dhe e shfrytëzoi me mjeshtëri. Ndërsa zërat opozitarë në Shqipëri fuqizonin retorikën nacionaliste, Rama ndihej aq komod sa shkonte me “benevrekë” nëpër pritje ndërkombëtare si paqtues i madh i Ballkanit.

Sot, me politikën e tij të matur, Albin Kurti i ka hequr Ramës një nga asetet e tij më të çmuara politike.
Për të larguar Ramën nga pushteti autokrat, tashmë është detyra e opozitës të bëjë detyrën e saj duke izoluar ekstremizmin e dhunshëm të Berishës.

Nëpërkëmbja e demokracisë nga Rama e Berisha, ku njëri ka pushtetin dhe korrupton çdo instancë dhe tjetri bën thirrje për dhunë dhe rrëzim me dhunë të qeverisë, veçse e minojnë edhe më tej demokracinë tonë të brishtë dhe ekonominë që lëngon.

Edi Rama është sot më i dobët se më parë dhe do të vijojë të dobësohet. Premisa mbi të cilën kërkoi të mbahej, se çështja e Kosovës do zgjidhet në Tiranë, tashmë, me ndihmën e Albin Kurtit, Berlinit e Washingtonit, e dobëson pushtetin e tij.

Opozita jonë duhet të kapercejë veten për të izoluar Berishën dhe ekstremizmin e tij. Rama mbetet çështje muajsh më pas.

Related Posts

Leave a comment