Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bota bie në qetësi nga pandemia, në Kinë dhunë dhe arrestime

-640-0-3942dc95c0b921d891e08557b6a70e5c

Prej muajsh, bota duket se ka rënë në qetësi nga pandemia, me rastet e reja që në shumë shtete janë afruar drejt zero, ndërsa masat thuajse janë eliminuar të gjitha.

Megjithatë, në Kinë, aty ku është folur se ka dalë koronavirusi, situata vijon të mos jetë e qetë dhe masat strikte vijojnë të jenë aktive.

Një video është bërë virale në internet ku punonjës të kujdesit shëndetësor kanë dhunuar qytetarët, pasi pretendonin se kishin shkelur rregullat.

Pasi video është bërë virale, autoritetet kanë raportuar se kanë vënë në pranga 9 persona për dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në jug të provincës Shandong të Kinës.

 

Related Posts

Leave a comment