Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Perbindeshat e tjere qe po vijne

img_3635-1-2000x1200

Klodian Tomorri

Ne krah te Sky Tower, ne Bllok, aty ku sot eshte nje parking dhe Vila Ferdinand, po vjen nje 30 e ca katesh. Ky eshte ne faze te avancuar dhe me shume gjasa eshte marre edhe leja e zhvillimit.

Me siper, ngjitur me Katedralen tek ish BKT eshte dhene miratimi per nje 40 katesh. Kesaj iu bene letrat sikur e demtoi termeti per t’i hapur rruge kulles. Tek te dyja keto kulla, ndertuesi eshte i njejte.

Lart tek Kalaja e Tiranes, aty ku sot eshte Mileniumi eshte ne tentative nje tjeter kulle e madhe. Fati i kesaj eshte pak me i paqarte sepse eshte shnderruar ne objekt sherri. Madje, bashke me kullen Eyes of Tirana, kjo e Mileniumit eshte nje nga sebepet e tronditjeve ne tregun mediatik dhe permbysjeve dramatike editoriale.

Te tjere, 60 katesh tashme jane publike. Me pak fjale Tirana po kercenohet nga nje vale e re e madhe betonizimi ne zonat ku dendesia e popullsise eshte ne nivele te rekordit boteror. Ajo qe po ndodh eshte ndertimi i nje qyteti, sipas modelit brazilian te favellave, por edhe me i frikshem, sepse ketu favellat jane me shume kate.

Per shkak te ketij kercenimi, kandidateve per kryetare bashkie u duhet bere presion te pozicionohen dhe te qartesojne programin e tyre ne lidhje me kete ceshtje. Angazhimet e tipit, qe kete do e vendosin ekspertet apo do ta shohim rast pas rasti nuk mjaftojne.

Secili prej kandidateve duhet te beje te qarte pozicionin, do lejoje apo jo ndertimin e kullave te tjera ne qender te Tiranes. Pastaj elektorati e ka te qarte dhe voton. Nese qytetaret jane dakord me kete model te zhvillimit urban, e votojne. Nese jo, zgjedhin alternativen qe u ofron nje tjeter model. Por kjo duhet te jete e qarte.

 

Related Posts

Leave a comment