Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policët në Selanik sulmohen me molotov

-640-0-6020f762c9dd949f9e56bce55d0f66e2

Ditën e sotme një koktej molotovi u hodh në drejtim të një motori të shërbimit të policisë nga persona me kapuç.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Mësohet se grupi i personave të maskuar janë ngjitur nga rruga vertikale e spitalit AHEPA dhe kanë hedhur bomba molotov në drejtim të motoçikletës së shërbimit të EL.AS.

Motoçikleta, e cila ka qenë e parkuar jashtë shkollës stomatologjike të AUTH-së, është shkatërruar plotësisht.

Për shuarjen e zjarrit është mobilizuar një automjet i Shërbimit Zjarrfikës. Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Related Posts

Leave a comment