Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, Rama: Sot jemi shumë pranë BE-së

-640-0-1668772573xramaapng-531

Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria i plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Rama shkruan se sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët.

“Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila ve menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës

Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët

Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment