Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në Shqipëri polic, në Itali pjesë e një bande grabitësish

1669134931_itali

Një oficer policie i patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Në pranga është vënë Klisman Nikolli i cili dyshohet se ishte nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet shqiptare pasi dyshohej se ishte përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas News 24 ai ishte vënë në përgjim pasi kishte marrë leje të shpeshta nga puna si efektiv në Lezhë. Pas mbledhjes së provave, pritet edhe urdhër arresti nga gjykata në vendin tonë.

Nikolli është ndaluar nga karabinierët italianë 5 ditë më parë teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e hotelit ku po qëndronte me dy bashkëpunëtorët e tij Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç policia gjeti valixhet e paketuara por planet e tyre për udhëtim u ndërprenë nga karabinierët.

Grupi i grabitësve vepronte në një orar të caktuar ndërmjet orës 17:30 dhe 19:00.

Related Posts

Leave a comment