Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Përmbytja u shkaktua nga hapja e kaskadës”- Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra dhe i nxjerr deklaratën e 2010

-640-0-0a1e48d378303b29cf847edf79b940da

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha nga zonat e përmbytura në Shkodër duke e cilësuar skandal më vete deklaratën e kjo situatë u krijua nga hapja e kaskadës.

Rama tha se njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën ndërsa inkurajoi forcat në terren të çojnë deri në fund misionin e tyre për përballimin e kësaj situate.

“Ky është një sistem që vihet në lëvizje sipas niveleve të planit. Nisen e dinë shumë mirë edhe me çfarë do përballen dhe kanë bërë sakrificë gjithmonë pa asnjë rezervë.

Ajo që duhet thënë është se prapë janë hektarë të përmbytur. Nëse në të gjithë zonat e tjera kemi ndryshim të sistemeve të kullimeve këtu nga strukturat vendore kemi pasur gjithmonë problem.

Nuk dua të fajësoj njeri por të thuash që kjo erdhi si rezultat i kaskadës ky është skandal më vete. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën.

Natyrisht të vazhdojmë punën dhe të tregojmë maksimumin e solidaritetit. Shifrat që përmendi Elisa janë fakte”, deklaroi Rama.

Rama ka shpërndarë dhe një deklaratë të Berishës, i cili vizitoi ditën e djeshme zonat e përmbytura na reshjet në Shkodër.

Rama ngre pyetjen si mund të ketë akoma individë që shkojnë pas Sali Berishës. “Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, ka shkruar Rama.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama krahasohen deklaratat e Berishës në vitin 2010 dhe ajo e bërë një ditë më parë.

“3700 metër kub shkarkime. Në 2-3 natës ato arritën 4500. Shumë vështirë nuk mund t’i mbash, nuk ke rrugë tjetër. Mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha”, thoshte Berisha në vitin 2010.

“Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3700 metër kub shkarkime. Thonë se u përmbytën nga shirat që ranë. Është krejtësisht e pavërtetë. Përmbytja është qeveritare”, tha Berisha dje.

Related Posts

Leave a comment