Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përmbytjet/ Braçe i kthehet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh, e mbyte Shkodrën 5 herë në 13 muaj

-640-0-braceberisha-562

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se Sali Berisha është i fundit që mund të flasë për përmbytjet në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Berisha e mbyti Shkodrën 5 herë në 13 muaj.

‘Salih Berisha-ai i përhershmi, është i fundit qe mund te flasë për përmbytjet ne Shkodër! E dini pse? E para, e mbyti Shkodrën 5 here ne 13 muaj; E dyta, nuk beri asgjë ne Shkodër kundër përmbytjeve, zero.

Shiheni videon nga google, ka dy gjera te qarta; Zona e përmbytur është thuajse toke e lumit dhe, me këto reshje, me këto plota është e rrezikuar përherë; uji nuk ka hyre ne qytet sic ne 2010 e vijim 5 here rresht, për shkak te unazës si argjinature qe Salih Berisha nuk ja beri kurrë Shkodrës; E ndërtoi kjo qeveri!

Nëse duhet te flasë, ta nise nga kjo! Natyrisht, koha nuk është për te folur; koha është për te ndihmuar njerëzit ne nevoje; koha është edhe per te ngushëlluar familjen Rrushaj per humbjen e tmerrshme te saj!’- shkruan Braçe.

Related Posts

Leave a comment