Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edicioni i 25-te i Panairit Zyrtar

shkoder-libri

Anna Shkreli

Nje dite para edicionit te 25 te Panairit Zyrtar (keshtu do ta quaj tash e tutje), me shkroi nje mikeshe, gazetare e nje media komunitare, te pavarur. Me thote se nuk ishte e interesuar dhe aq per Panairin Zyrtar sesa per nje tjeter, me te vogel (te cilin tash e tutje do ta quaj Informal), ne te cilin kish lexuar dhe emrin tone si pjesemarres. I cova nje voice ku i thoja se po, do te organizohej nje panair i tille, porse ne gjykimin tim nuk duheshin vene ne kunderpeshe keto organizime pasi ky Panair Informal nuk ishte politik. Pergjigja nga ana tjeter me tingelloi konfuze, me siguri kisha thene dicka e cila tingellonte pa lidhje. Me gjase dhe ishte. Ama pa e kuptuar edhe kerkesa e mikeshes sime denonconte dicka per te cilen mbase dhe ajo mund te mos ishte e qarte. Me gjase nuk ishte.
Megjithate Panairi Zyrtar erdhi, u konsumua, sic konsumohet nje akt. Ishim aty, i pame hapjet i pame mbylljet, s’mund te themi se s’na erdhi keq qe kauza e Bibliotekave te munguara vazhdon perseritet vit pas viti ne ekrane, nderkohe duket se harrohet cdo hapje dhe mbyllje. Por Panairi Zyrtar eshte Panairi Zyrtar, ai i pergjigjet rregullave te brendshme te establishmentit: hierarkik, tradicional dhe mbi te gjitha mbrojtes i status quo-se.
6 dite pas mbylljes se Panairit Zyrtar eshte planifikuar organizimi i Panairit Informal. Nisem padyshim e vlere dhe e nevojshme. Tani perdorimi i formes se shquar per kete te fundit i rri dhe menyres sesi eshte prezantuar ky panair: si i pari i llojit te vet i perbere i teri nga botues te pavarur. S’do mend se nuk besoj te jete i pari. Ne memorien time ka raste te tjera, nga Logu e deri te ATA. Megjithate mbase s’eshte ky thelbi i diskutimit. Ne do marrim pjese. Shoh listen e pjesemarresve, nje pjese jane nga Shqiperia, i njoh dhe e vleresoj punen e tyre. Ne pershkrimet e derguara per Panairin me bien ne sy fjalet: FUN dhe SALES. Mendoj se pa dyshim eshte FUN me qene mes botuesish te rinj, por I had the same fun edhe ne Panairin Zyrtar, aty ne katin e dyte. Per ata qe nuk e kane ndjekur, pankartat e vogla te shfaqura dite pas dite ne disa stenda perbenin nje note fine disensi. Per Sales pastaj nuk besoj se do arrije t’i perafrohet atij te nje jave me pare. E thene ndryshe, per te rimarre pergjigjen time “pa lidhje” ndaj mikeshes, ajo qe mezi treta ne njefare menyre, qe se ky organizim, qe sheh te bere bashke botues te vegjel shqiptare, nuk ka nje prapavije mendimi, e cila te shkoje per te fuqizuar nje skene kulturore te pavarur tmerrsisht te fragmentarizuar. Apo te pakten une e kam te pamundur ta shquaj. Duket sikur ne njelloj menyre jemi te gjithe ishuj te vegjel qe veprojme ndarazi… sikur gati gati te na duhej te na pelqente njeri-tjetri personalisht per te kuptuar se hapesira ne te cilen operojme ka nevoje per formulimin e nje diskuri shoqeror te munguar. Duke folur sot me Elonen, i thashe se ajo qe me bezdis eshte paaftesia ime (jo si Anna apo si Berk, por si ent botues) per t’u bere pjese e nje levizjeje agreguese qe te adresoje nje shqetesim qe shkon pertej FUN and SALES. Apo mbase nje levizjeje qe te mund ta formuloje verbalisht kete. Ne rast se per kunder argument mund te themi se gjerat jo perhere kane nevoje te etiketohen per te ekzistuar, do thoja se fjala ka aftesine te krijoje realitet (dhe jo vetem si hipoteze gjuhesore).
Por se fundi, per sado e inflacionuar te tingelloje, duket se nevojitet dikush i jashtem per te lindur nje nisme per te cilen kam shume kohe qe degjoj ne rrethe te ndryshme. Ne gjithe kete duket se gati eshte harruar se botimi i pavarur, nxjerrja ne drite e perspektivave, krijimi i diskurit publik

Related Posts

Leave a comment