Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mark Zuckerberg do të jap dorëheqje në 2023? Reagon me shpejtësi META dhe zbardh të vërtetën

auto_-800-0-637d2ed9649d11669191519

Meta ka bërë të ditur përmes zëdhënësit se Mark Zuckerberg nuk do të largohet nga posti i CEO në vitin 2023, duke i dhënë fund thashethemeve që qarkullojnë kohët e fundit.

Në veçanti, Andy Stone mohoi fjalët se themeluesi i Facebook po përgatitej të largohej nga posti i tij. Vihet re se thashethemet erdhën në një kohë kur Facebook shkarkoi mijëra punonjës, konkretisht 11,000 punëtorë.

“Sot po shpall disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Meta. Kam vendosur të zvogëloj madhësinë e ekipit tonë me 13% dhe të pushoj nga puna më shumë se 11,000 punonjësit tanë të talentuar”, tha Zuckerberg në letrën e tij drejtuar punonjësve të Facebook.

Duhet theksuar se Meta kishte rreth 87 mijë punonjës në fund të shtatorit. “Ky është një moment i trishtuar dhe nuk ka rrugë tjetër. Ata që po pushohen nga puna, dua t’ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për këtë kompani”, shtoi Zuckerberg në letrën e tij.

Related Posts

Leave a comment