Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Babë e bir i rrëmbeu përroi në Shkodër, Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje

auto_WhatsApp-Image-2022-11-24-at-11.05.31-600x3601669285573

Kuvendi shqiptar ka mbajtur 1 minutë heshtje për babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër.

Pjetër Rrushaj bashkë me të birin, Jasonin 13 vjeç u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë të Malësisë së Madhe.

Ata u gjetën pajetë një ditë pasi rrjedha e përroi të Thatë i përpiu bashkë me makinën e tyre.

Në këtë makinë me Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, ndodhej edhe vajza e familjes e cila ishte e vetmja që mundi të shpëtonte.

Përroi i Thatë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën.

Related Posts

Leave a comment