Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Energjia/ Niveli i Fierzës arrin në 278 metra, reshjet përmirësojnë ndjeshëm kuotat

fierza-750x375

Brenda pak ditëve niveli i ujit në kaskadën e Drinit ka pësur një rritje të ndjeshme.

Sipas të dhënave rezulton se në Fierzë ujit ka arritur në 278 metra, 11 metra më tepër nëse e krahasojmë me peirudhën para reshjeve. Edhe pse gjatë së enjtes shirat janë pakësuar, prurjet vijojnë të mbeten të mëdha.

Në Fierzë prurjet përllogariten në rreth 950 metër kub në selond. Edhe në hidrocentralin e Komanit ku po prodhohet me kapacitet të plotë, niveli ka pësuar rritje duke prekur nivelin e 173.5 metra. Ndërsa në Vaun e Dejës kuota është 74 metra.

Korporata Elektro-energjitike Shqiptare ka kërkuar të depozitojë energji elektrike në vendet e rajonit në sasinë e 10 mijë megavatorëve për periudhën 24-26 nëntor. Sasia e energjisë kërkohet që në qershor të vitit 2023 e cila njihet si një periudhë me pak reshje.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tashmë plotëson nevojat e vendit për furnizim me energji elektrike. Sipas parashikimeve meteorologjike reshjet intensive të shiut pritet të vijojnë edhe në javët e ardhshme të muajit nëntor .

Menaxhimi i kaskadës dhe shkarkimet ka shkaktuar debate politike ditët e fundit. Por kryeministri Edi Rama theksoi në Parlament se shkarkimet janë mirmënaxhuar nga ekspertët dhe këtë e tregon sipërfaqja e vogël e përmbytur.

Related Posts

Leave a comment