Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kosta Rika mposht Japoninë me një gjuajtje në portë, Navas bën pritjen e jetës

Capture-2-714x375

Kosta Rika ka marrë një fitore të rëndësishme në Kupën e Botës pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 kundërshtarët e Japonisë, në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Një fitore befasuese për atë që është parë në fushën e lojës, duke parë se takimi Al Rayyan është dominuar nga aziatikët, të cilët kanë qenë disa herë të rrezikshëm, por nuk kanë arritur të finalizojnë siç duhet rastet e krijuara.

GOLI I KOSTA RIKES – VIDEO

Në fakt, Kosta Rikës i ka mjaftuar një gjuajtje në portë për të siguruar tri pikët. Gjuajtje që ka ardhur në minutën e 81-të nga Fuller, i cili ka tundur rrjetën me një goditje të bukur me të majtën.

Japonezët kanë pasur një mundësi të artë të barazonin në minutën e 89-të, por një pritje e jashtëzakonshme e Keylor Navas u ka mohuar golin dhe ka shpëtuar rezultatin.

PRITJA E NAVAS – VIDEO

Kështu, pas humbjes së turpshme 7-0 të pësuar në ndeshjen e parë kundër Spanjës, Keylor Navas me shokë janë ringjallur në ndeshjen e dytë, ndërsa Japonia ka zhgënjyer pas fitores së bujshme të marrë në takimin e parë kundër Gjermanisë.

Kosta Rika ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me pikë të barabarta me Japoninë e vendit të dytë dhe Spanjës kryesuese. Gjermania mbyll grupin me zero pikë, por do të kërkojë ta ndryshojë situatën në ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër spanjollëve.

Related Posts

Leave a comment