Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Merr fund arratia për Van Ricën, qëlloi me pistoletë pas sherrit për kandidatët e “Primareve” të PD

-640-0-728a230b2a156910fc1853fdbca3210e

Policia e Kurbinit ka arrestuar 53-vjeçarin Van Rica, i cili qëlloi me armë zjarri pistoletë, pasditen e djeshme në koridorin e selisë së degës së PD-së.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Rica qëlloi me armë pas konfliktit me nënkryetsarin e degës, Kastriot Marku gjatë mbledhjes së Krysisë së degës së PD-së Kurbin dhe kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale.

Burime bëjnë me dije se shkaku i nisjes së konfliktit ka qenë regjistrimi i simpatizantëve për të votuar në procesin e “Primareve”.

Mësohet se 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Kurbinit, Kastriot Marku (Prenga) me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Mes tyre ka patur një debat të ashpër dhe në debat e sipër, Rica ka qëlluar me pistoletë brenda koridoreve të selisë së PD-së Kurbin dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Mësohet se ai është punonjës i një policie private në Laç.

Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën Rica qëlloi brenda selisë, si dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes.

Leave a comment