Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Australia i bashkohet Francës në 1/8-at, shuhet ëndrra e Danimarkës dhe Tunizisë

australi-750x375

Franca e ka mbyllur me humbje dhe në vendin e parë Grupin D të Kupës së Botës. Kampionët e botës në fuqi, kanë dalë 0-1 me Tunizinë, me këtë të fundit që e ka mbyllur grupin në vendin e tretë me 4 pikë.

Në vendin e dytë është renditur Australia, që ka mundur 1-0 Danimarkën dhe ka siguruar një vend në raundin e 1/8-ave. Zhgënjejnë danezët, që e kanë mbyllur grupin në vendin e fundit.

GOLI I TUNIZISE – VIDEO

Ka qenë Tuniza që ka kaluar në avantazh me Nader Ghandri, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Francezët kanë qenë kërcënues para portës së tunizianëve në minutën e 25-të, por Koman ka shpërdoruar një rast shumë të mirë pasi është futur në zonën e rreptësisë.

RASTI I HUMBUR NGA KOMAN – VIDEO

Tunizi-Francës është zhbllokuar në pjesën e dytë. Kanë qenë përsëri tunizianët që kanë shënuar, por këtë herë goli ka qenë i rregullt. Një gol i mrekullueshëm i shënuar nga Khazri, që ka lënë në vend të gjithë mbrojtjen franceze, por që është zëvendësuar menjëherë më pas për shkak dëmtimi. Francezët kanë arritur ta shmangin humbjen  në minutën e 98-të falë një goli të Antoine Griezmann.

GOLI I TUNIZISE – VIDEO

Për sa i takon sfidës mes Australisë dhe Danimarkës, ka qenë një super pritje e portierit Ryan që i ka mohuar golin danezëve në minutën e 11-të të pjesës së parë.

PRITJA E PORTIERI TE AUSTRALISE – VIDEO

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 60-të. Kanë qenë australianët që kanë goditur me një gol të bukur të Leckie, i cili ka ndëshkuar Schmeichel pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë.

GOLI I AUSTRALISE – VIDEO

Related Posts

Leave a comment