Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gezuar 28 nentorin!

Ismail-Qemali-Pikture-nga-Petrit-Ceno

Frederik Stamati                                                                                                                                                                                                                                                      Ne nuk e kemi flamurin e Pavaresise. Me i aferm me te si kohe, eshte flamuri me te cilin u varros Ismail Qemali. Si pervjetor, eshte flamuri i 28 nentorit 1913.
Disa lidhje familjare me 28 nentorin 1912.
Kristo Meksi, daja i nenes time, shoqeroi Ismail Qemalin ne udhetimin e tij per ne Shqiperi. Ishte mbajtesi i pare i “thesarit” te shtetit shqiptar qe do te formohej. Ai ishte nje nga ata qe punuan me intensivisht per organizimin e Kuvendit te Vlores. Delegat i Tepelenes ne Kuvend. Sekretar i Ismail Qemalit dhe me vone i Princ Vidit. Si nip i Vangjel Zhapes kishte mjaft pasuri, te cilen e harxhoi per botimin e librave shqip. Vdiq ne varferi.
Petro Meksi, stergjyshi im, veprimtar i Lidhjes shqiptare te Prizrenit, i ngarkuar per ndjekjen e veprimtarise se Lidhjes ne zonat e jugut.
Kol Stamati, gjyshi im. U internua dy here nga Turqit ne Ulqin, per veprimtari patriotike. Pjesmarres ne dergaten e Durresit ne Kuvendin e Vlores per shpalljen e Pavaresise. Mori me vete edhe te birin, Arkilene, qe me ka treguar se si e bene me kuaj, ne shi e balte rrugen nga Durresi ne Vlore, ashtu siç e kemi pare edhe ne film. Kur Ismail Qemali ngtiti flamurin, ai ishte ne shesh. Sheshi ishte i mbushur me njerez qe brohorisnin dhe tundnin flamujt shqiptare qe mbanin ne duar. Thenia e Eqerem bej Vlores, se askush nuk e dinte se si ishte flamuri shqiptar dhe se ate dite nuk kishte flamuj ne Vlore, nuk eshte e vertete

Related Posts

Leave a comment