Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Uli pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Gjykata bllokon Albin Kurtin!

-640-0-015_Albin_Kurti-1400x840-1

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Një njoftimin e kësaj gjykate, thuhet se shtyhet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë, i datës 23 nëntor, derisa ky organ të marr vendim përfundimtar gjyqësor për këtë çështje.

Më 29 nëntor, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kishte paditur Qeverinë e Kosovës, dhe përveç kërkesës së anulimit të këtij vendimi, aty kërkohej dhe caktimi i masës së përkohshme deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.
Më ketë vendim, pagat e tyre u kthyen në nivelin që ishin më 2017.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, figuron se paga vjetore e një gjyqtari para vitit 2017 ka qenë rreth 13 mijë euro, kurse paga vjetore aktuale është mbi 25 mijë euro.

Në ditën kur Qeveria e mori këtë vendim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), vendosi që të reduktohet puna në gjykata si dhe të pezullohet bashkëpunimi në çdo aktivitet që organizohet, apo ku janë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
KGJK-ja kërkoi anulimin e këtij vendimi, duke e quajtur në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këshilli tha se vendimin e Qeverisë e konsideron si përpjekje për të ndikuar në punën e sistemit gjyqësor dhe për të zvogëluar pavarësinë e këtij sistemi.

Në vitin 2017, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati marrë vendim për rritje 100 për qind të pagave për kabinetin qeverisës.

Me rritjen e pagave për zyrtarët e Qeverisë, u rritën edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në atë periudhë, kjo çështje ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, nga deputetë të atëhershëm të Vetëvendosjes, që ishin në opozitë.

Mirëpo, përmes një vendimi, kjo Gjykatë kishte thënë se rritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Related Posts

Leave a comment