Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadorja gjermane në Beograd: Shpresojmë që Serbia të jetë në samitin e Tiranës

-640-0-1670075267xdownload-681

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad deklaroi këtë të shtunë se qeveria serbe duhet të ketë përfaqësuesin e saj në samitin e së martës BE-Ballkani Perëndimor.

Ambasadorja nënvizoi se është e rëndësishme që të zgjidhen konfliktet që ekzistojnë.

“Konflikte të tilla krijojnë gjithmonë varësi nga palët e treta që mund të jenë shumë të pakëndshme, prandaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi një samit që po vjen në Tiranë, shpresojmë që qeveria serbe do të përfaqësohet gjithashtu atje”, tha Konrad.

Ajo iu referua edhe formimit të Komunitetit Gjeopolitik Evropian, duke vlerësuar se është një platformë e rëndësishme mbi të cilën zhvillohet dialogu i nivelit të lartë.

“Dialogu është një element i rëndësishëm i sigurisë brenda Bashkimit Evropian, por ne gjithashtu duhet të mendojmë për partneritete të reja globale me Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine në mënyrë që Bashkimi të mund të rritet gjeopolitikisht”,  tha Konrad

Related Posts

Leave a comment