Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti i BE në Tiranë, Rrumbullaku: Protesta e opozitës të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë

-640-0-1670065108xcapture-25-770x419-459

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një koneferencë për mediat, për të folur në lidhje me masat që do të merren më 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit në Tiranë.

Rrumbullaku bëri me dije se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë.

Në këtë zonë, tha ai, do të lejohen vetëm pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët.

“Me këtë rast siguria e 32 delegacioneve shtetërore dhe gjithë personalitetet VIP, na impon të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar.

Policia nuk e ndalon protestën e paralajkëmruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë”, tha kreu i Policisë.

Related Posts

Leave a comment