Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohet shqiptari/ I vihet zjarri një koncensionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë

3316943-750x375

Një koncensionar makinash është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në Kaisariani të Greqisë, në një ngjarje që konsiderohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rënë në gjurmët e autorëve duke u vënë menjëherë në ndjekje.

Në momentin kur policia është përballur me zjarrvënësit, ata kanë hedhur në drejtim të tyre koktejl molotovi duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.

Gjatë aksionit, një prej autorëve është arrestuar dhe bëhet fjalë për një 24 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Dëmet në koncensionar kanë qenë të konsiderueshme, ku sipas raportimeve paraprake 7 automjete janë shkatërruar prej flakëve.

Related Posts

Leave a comment