Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Apeli kthen për rihetim dosjen e vrasjes së Jurgen Kurtit: Të hetohen 3 të dyshuarit

-640-0-a00111b2f2721978697099e1131a3318

Gjykata e Apelit Tiranë ka kthyer në prokurori për plotësim hetimesh dosjen penale që flet për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin mars 2019 në kryeqytet.

Vendimi i marë nga gjyqtarja Alma Ahmeti, detyron prokurorinë e kryeqytetit të riçelë sërisht hetimet për tre personat e akuzuar fillimisht, për këtë ngjarje si Alesio Berberin, Olsi Qalliaj dhe Klodian Banen.

Në fillim të kësaj dosje hetimore, Berberi akuzohej nga prokuroria për “Mbajtje pa lejë të armëve”, Olsi Qalliaj për “Moskallëzim Krimi” dhe Klodian Bane për “Përkrahje të autorëve të krimit”.

Por këto akuza për tre personat janë pushuar nga gjykata e Tiranës, e cila dënoi me 16 vjet burgim si autor të vrasjes së Jurgen Kurtin, vetëm 23-vjeçarin Elsi Levendi.

Mirëpo teksa Levendi është në pritje të gjykimit me një tjetër gjyqtare në Gjykatën e Apelit, një tjetër trupë gjykuese ka shqyrtuar këto ditë ankimin e bërë nga familjarët e Jurgen Kurtit, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për pushimin e akuzave ndaj tre të akuzuarve të tjerë.

Gjyqtarja Ahmeti ka vendosur që dosja ndaj tre personave të kthehet për rihetim dhe tashmë do jetë prokurori Arian Përmeti, ai që do konkludojë nëse tre emrat e mësipërm do merret ose jo të pandehur.

Vrasja e Jurgen Kurtit i njohur në Tiranë si “Menaxheri i Vipave” u krye në zonën e sheshit “Willson”, ku qëllua me 17 plumba automatiku.

I vetmi person i dënuar për këtë ngjarje, Elsi Levendi, deklaroi në prokurori se kishte dëgjuar krismat e armës dhe nga zona ku ndodhej mori menjëherë taksi për tu larguar.

Por prokuroria insiston se Elsi Levendi është autor i krimit dhe se personat e tjerë si Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Klodian Bane nuk mund ti provohet akuza.

Mirëpo edhe pse janë marrë një sërë dëshmish dhe janë kryer përgjime ambjentale, hetimet nuk mundën te provonin se i riu u vra për larje hesapesh, meqenëse dyshohej se ishte njeriu që vrau me grusht Agim Arapin në Durrës.

Për këtë arsye, pranojnë burimet e prokurorisë, përjashtohet implikimi i të birit Dervis Arapi në krim.

Pavarësisht këtij specifikimi prokuroria tregon në dosje se nuk u gjet motivi se përse u vra Jurgen Kurti.

Vrasësi qëndroi në një kafe mbi një orë duke e pritur viktimën dhe madje shkrepi edhe fotografi të vendit, ku i riu po bënte palestër.

Menjëherë pasi e qëllon për vdekje Jurgen Kurtin, vrasësi u largua me një taksi, pasi bleu një paketë cigare dhe me pas hipën në një “Audi” që drejtohej nga Qalliu.

Related Posts

Leave a comment