Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Yuri Kim takim me presidentin Begaj: Përgëzime Shqipëri për mikpritjen në Samit! Rishikuam arritjet e bëra gjatë vitit 2022 si aleatë të NATO-s dhe OKB

-640-0-1670417978xkimbegaj-955

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj të cilit i ka shprehur vlerësimin për pritjen që Shqipëria organizoi ndaj samitit të përbashkë mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në twitter, Yuri Kim shkruan se SHBA mbështet të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi me qëllim anëtarësimin drejt Bashkimit Europian.

Kim bëri me dije gjithashtu se ishte bërë një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur mirënjohjen lidhur me mikpritjen e Shqipërisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Është hera e parë që ky Samit mbahet jashtë Brukselit. Amerika mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë  për të ndërmarrë hapat e nevojshëm duke përfshirë reformën në drejtësi, drejt rrugës në BE.

Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë, që i sollën marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin amerikano-shqiptar  në demokraci, mbrojtje dhe biznes”.- shprehet ambasadorja.

Related Posts

Leave a comment