Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Iku në Greqi në 97-ën, mjeku: Çfarë më ktheu në Shqipëri përgjithmonë!

-640-0-1670661003xguce-546

Elvis Guçe u largua fëmijë para trazirave të ’97 nga Gjirokastra në Greqi. Fëmijërinë e kaloi bashkë me familjen në Greqi, por të gjithë bashkë u rikthyen në atdhe pas viteve 2000. Ëndrra e Elvisit, ishte mjekësia. Ai studioi për 7 vjet në Greqi, por gjithmonë me dëshirën dhe qëllimin, për t’u kthyer në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, doktor Guçe tregon jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa flet edhe për vendimin për të qëndruar përgjithmonë këtu.

“Unë jam larguar familjarisht në Greqi para ‘97 në kohën e trazirave. U rikthyem kur gjërat u stabilizuan, në vitin 2000. Bëra gjimnazin dhe më pas u riktheva në Greqi, për të studiuar në fushën e mjekësisë. Mjekësia ishte ëndrra ime. Në Greqi studiova në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme dhe akademinë e lartë ushtarake për 7 vjet. Ishte një zgjedhje ime për t’u rikthyer”.

Në lidhje me largimet e të rinjve, sot, Guçe tha: “Nuk besoj se është nevoja siç ka qenë disa kohë më parë për të ikur me këto ritme nga vendi. Njerëzit largohen sepse vendi nuk është ai që duan, por vendi nuk mund të jetë ai që duan, kur ata largohen. Ne duam ndryshime të mëdha, në një kohë të shkurtër. Nuk ka vend që bëhet në një kohë të shkurtër. Unë lash një shqipëri që ishte shumë ndryshe nga kjo që gjeta. 

Por ka ende shumë gjëra që nuk janë atje ku duhet të ishin. Ka edhe diçka që dua të theksoj. Patriotizmin e perceptojmë gabim. Patriotizëm do të thotë të japësh kontribut, jo vetëm të mburresh. Nuk do të thotë vetëm të bësh sherr për Shqipërinë, apo ndeshjet etj etj. Patriotizëm do të thotë që ti përpiqesh ti japësh vendit tënd. Nuk është e thënë të jesh mjek, jurist”, u shpreh mjeku Elvis Guçe.

Related Posts

Leave a comment