Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Niveli i korrupsionit ka qenë i jashtëzakonshëm”, avokati: Së shpejti do të ketë persona të tjerë ‘non grata’

-640-0-1661427873xbeqiri-434

Avokati Idajet Beqiri ka thënë se së shpejti në vendin tonë do të ketë persona të tjerë që do të shpallen ‘non grata’.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri theksoi se niveli i korrupsionit në Shqipëri  ka qenë në nivele të jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se kjo politikë nuk mund të pastrohet për aq kohë që prej 32 vitesh shohim të njëjtat fytyra.

“Nuk është paralajmërim është vijimësi që i bëhet politikës shqiptare, Ne bëjmë gabimin më të madh që edhe kur analizojmë fenomene kaq madhore sikurse janë këto, si kush e solli apo kush e hoqi ambasadoren amerikane ne i bëjmë në mënyrën tonë por ne kemi një diplomaci që po mban ekuilibrat e botës.Është e pritshme që në vendin tonë do të ketë ‘non grata’ sepse këtu niveli i korrupsionit ka qenë i jashtëzakonshëm. Institucionet në vendin tonë janë vendosur xhepat e politikë.

Çdo vit ne pjellim të korruptuar, pjellim kriminelë, krim të organizuar dhe të tjerë. Kjo politikë nuk pastrohet për aq kohë sa kemi që 32 vite që shohim të njëjtat fytyra”- tha ai.

Related Posts

Leave a comment